3 arsye pse nuk i lejojmë fëmijët tanë ta kalojnë natën tek shokët/shoqet..

Kur ishim prindër të rinj me një të posalindur, një grua që e respektoj shumë na pati dhënë disa këshilla mua dhe bashkëshortit tim.

Ajo ishte drejtorja e kopshtit që shfaqte dashuri dhe kujdes të madh për fëmijët dhe familjet. Një ditë deri sa po bisedonim me të, ajo më rrëfeu njërin nga pendimet më të mëdha që kishte si prind: pse i kishte lejuar fëmjët ta kalonin natën me fëmijë të tjerë.

Mua menjëherë m’u kujtuan momente nga fëmijëria ime dhe bujtjet që kisha kaluar me shoqëri. Dhe menjëherë e kuptova pse ajo ishte e penduar.

Si prind, detyra ime është t’i mbroj fëmijët e mi, në çfarëdo mënyre që mund të jetë e nevojshme. Shpesh është e vështirë të gjesh balancin mes të lejuarit që të eksplorojnë e të zhvillohen dhe të siguruarit që nuk ju ndodh diçka e keqe.

3 arsye përse nuk i lejojmë fëmijët tanë ta kalojnë natën me shokë/shoqe

1. Përvoja personale

Arsyeja pse unë e dija menjëherë keqardhjen e mikes sime ishte se unë e kisha përjetuar atë që mund të ndodh kur fëmijët lihen pa mbikëqyrje në shtëpinë e dikujt tjetër. Edhe pse shumë fëmijë e kalojnë natën në shtëpitë e shokëve pa problem, mjafton një rast për ta shkatërruar pafajësinë e një fëmije.

Ashtu siç më ka ndodhur mua. Nuk e kam rrëfyer këtë asnjëherë, Por nuk e kam problem ta rrëfej nëse kjo i ndihmon dikujt të jetë më i kujdesshëm me fëmijët e vet.

Si adoleshent, për herë të parë isha ekspozuar ndaj po-rn-o-grafisë kur e kalova natën me një shok.

Ata kishin pjatë satelitore (që ishte gjë e madhe atëherë) dhe ai e dinte se cili kanal i shfaqte ato pamje grafike. Kur prindërit e tij flinin, ai e lëshonte TV dhe shikonte.

Ai ishte më i madh se unë, dhe unë duke mos dashur të dukem “fëmijë” nuk e pata kundërshtuar. Më pas, ai edhe më pati shfrytëzuar disa herë duke më shtyrë të bëjë gjëra që asnjë fëmijë nuk duhet t’i bëjë.

Nuk dua të hyj në detaje, por me pasojat e kësaj jam përballur deri sa jam rritur. Sepse asnjëherë nuk më kanë mësuar si të reagoj në raste të tilla dhe në atë moment as nuk kam qenë i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte. Atëherë më vinte turp, isha i hutuar dhe nuk e dija kujt t’i tregoj apo çfarë të bëj. Kjo më ka ndikuar për vite me radhë.

Me kalimin e kohës kjo u ndërpre, por gjatë bujtjeve me shoqëri përsëri përballesha me gjëra që nuk ishin për mua. Edhe pse nuk është keqtra-jtuar fizikisht, edhe bashkëshortja ime është përballur me këso gjërash gjatë bujtjeve me shoqëri. Dhe po e them përsëri, nuk do të thotë se këto gjëra ndodhin secilën herë kur e lejon fëmijën ta kalojë natën me shoqëri, por nëse ka gjasa të ndodhin, unë nuk dua të rrezikoj për fëmijën tim.

2. Teknologjia: Atëherë dhe sot

Shpesh njerëzit thonë se gjërat sot janë më keq se në të kaluarën. Unë nuk jam i sigurt nëse pajtohem me këtë, sepse gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më herët. Por njerëzit kanë qenë të frikësuar dhe nuk kanë folur për atë që u ka ndodhur. Por për një gjë pajtohem se është më keq tani: teknologjia. TV dhe revistat janë qëmoti, por interneti dhe telefonat e mençur i kanë lehtësuar gjërat shumë.

Unë teknologjinë nuk mund ta kontrolloj, por mund t’i mësoj fëmijët e mi ta përdorin në mënyrë të përgjegjshme. Kështu, kur dikush përpiqet t’u tregojë diçka të papërshtatshme, ose kur mund të tundohen ta bëjnë këtë vetë, do t’ju kujtohen mësimet e mia. Lutem që kur ajo ditë të vijë, Zoti t’i udhëzojë te vlerat që unë dhe bashkëshortja ime jemi përpjekur t’ua mbjellim, dhe ata të sjellin vendime duke e pasur në mendje Zotin.

3. Mbrojtja

Dikush mund të thotë se ju bëjmë dëm fëmijëve duke mos i lejuar të marrin pjesë në aktivitete të caktuara. Por ka plot mënyra të tjera se si mund ta nxësim pavarësinë e fëmijëve, t’i lëmë të eksplorojnë, të kenë aventura, etj.

Por bujtja nuk është njëra prej tyre. Ushtarët nuk dërgohen në beteja pa përgatitje, trajtim, udhëzim dhe edukim. Pse do t’i dërgoja unë fëmijët e mi në një betejë për të cilën nuk janë të gatshëm.

Ne do t’i mësojmë ata si të sillen në situata të caktuara dhe do të jemi pranë tyre. Do t’i mësojmë ta mbrojnë veten dhe kufijtë e tyre. Do t’i mësojmë edhe për sek-sualitetin, me kalimin e kohës, ashtu siç kalon koha. Dua që ta dijnë se nëse diçka u ndodh, mund çdoherë të vijnë te ne.

Na kanë pyetur se ne a pranojmë fëmijë të vijnë në shtëpinë tonë për të bujtur. Jo, as këtë nuk e lejojmë. Fëmijët tanë takohen e luajnë me shokët gjatë ditës, dhe kjo mund të jetë edhe një ndejë më e zgjatur. Por nuk ka nevojë të flejnë bashkë.

Çdo gjë që ia vlen mund të bëhet gjatë ditës. Ne zgjedhim shumë se me kë mund të kalojnë kohë fëmijët tanë. Deri tani, i kemi lejuar vetëm me gjyshërit e tyre. Nuk jetojmë në frikë, por bëjmë çmos që t’i mbrojmë fëmijët.

Fëmijët janë dhuratë nga Zoti, dhe ne i mbështetemi Atij përfundimisht, por edhe e mbajmë mend që Zoti na i ka besuar ata neve. Dhe kjo është diçka që ne e marrim shumë seriozisht.

Dhe kemi arritur në përfundim se bujtjet i dëmtojnë fëmijët dhe i vendosin në situata për të cilat nuk janë të përgatitur kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe ekpozimin ndaj gjërave që sytë e tyre të vegjël nuk duhet t’i shohin.

Kur të rriten, ndoshta mund ta ndryshojmë këtë rregull, por tani sa janë të vegjël, nuk i lejojmë të kalojnë natën me shokë/shoqe./supergrate.net/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...