Rama jep ULTIMATUMIN e prerë për socialistët: Ja çfarë e pret çdokënd që shkel flamurin e PS-së

Kryeministri Rama është shprehur qartësisht se Partia Socialiste nuk do të jetë kurrë as streha dhe as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon partinë.

“Duhet ta ngulitni mirë në kokë se ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, apo makutër që kanë dorën në xhepin e qytetarëve,

ndërhyrje për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë në punë, të përfaqësojnë partinë Socialiste apo për të ndikuar në procese tenderash e vendmimarrjesh me natyrë materiale janë armiqësore me qëllimet dhe dëshirën e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të neveritshme.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë këtë familje politike. Kur dikush që e ka në ballë logon e PS-së ekspozohet për abuzime, faji është i tiji, por turpi për mos vendosjen e vijës së kuqe është i joni.

Kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha dhe as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon partinë. Nuk mban përgjegjësi se një individ shkel mbi vlera e parime, por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon”, shprehet Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...