Najada Çomo dorëzoi mandatin e deputetit, Manjani shpërthen në ironi: Të bënte këtë gjë të paktën sa për sy e faqe

Avokati Ylli Manjani ka bërë një koment lidhur me dorëheqjen e Najada Çomos nga posti i deputetes dhe largimin e Erion Braçes si zv-kryeministër.

 

Postimi i Manjanit

Edhe dorëheqjen ta lexon Ai. Personi që e jep nuk e lexon. Ose s’e ka dhënë por ja kanë hequr… Kjo Najada, të paktën sa për sy e faqe ndaj atyre që u lypi votën, ta kishte deklaruar vetë heqjen dprë nga mandati. Kështu e kërkon standarti në çdo marrëdhënie përfaqësimi. Apo ç’e deshe? Kaluam zgjedhjet, pa vari teneqen standartit moral.

 

Po të paktën ligjërisht duhet ta mësojë shoqja Najadë se rrefuzimi për të marrë mandatin duhet të bëhet në KQZ e jo në Krryeministri. Nuk po hy pastaj të analizoj ndarjen e pushteteve, ku deputetët janë mbi qeverinë…. Nejse. Muhabet kot, por kot për muhabet. Të paktën Erion Braçe e deklaroi vetë dorëheqjen.

#votimetdhemashtrimet

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...