Jahti luksoz në Sarandë, gazetari: Mbushet me naftë 50 lekë/litri, shkarkon jashtëqitjet dhe ikën! Ka qenë 4-5 herë

239

“Flying fox”, është superjahti që erdhi sot në Sarandë dhe u bë lajm në të gjithë mediat shqiptare. Fillimisht u tha se ai i përkiste miliarderit të Amazon Jeff Bezos, dhe ky i fundit kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

Gazetari Klodian Tomorri thotë se “Flying fox” nuk është në pronësi të Bezos dhe nuk është hera e parë që ai vjen në Sarandë. Madje, as këtë herë nuk ka ardhur për pushime.

“E treta, ky jahti ka ardhur edhe 4 apo 5 here te tjera ne Sarande. Mbushet me nafte pa akcize, pa tvsh pa takse qarkullimi. Dmth me nafte 500 leke te vjetra litri. Pastaj shkarkon jashteqitjet ne Sarande dhe iken. Te gjithe te kenaqur se jane jashteqitje miliarderesh ato”, shkruan gazetari.

Shënimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Nuk mbarojne thagmat

Erdhi Jeff Bezosi ne Sarande- eshte perla e radhes.

Tani me i vertete ishte ai lajmi, kur Britney Spears thoshte se jam e virgjer se sa ky lajmi qe erdhi Bezosi ne Sarande.

E para, Flying Fox nuk eshte fare i Bezosit, por eshte ne pronesi te nje kompanie nga Monaco qe quhet Imperial Yachts. Kjo kompania e jep me qera dhe kjo verifikohet lehtesisht po te hysh tek faqja zyrtare e saj.

E dyta, lajmi qe Flying Fox eshte blere nga Bezos eshte pergenjeshtuar zyrtarisht edhe nga Amazon, me deklarate zyrtare.

E treta, ky jahti ka ardhur edhe 4 apo 5 here te tjera ne Sarande. Mbushet me nafte pa akcize, pa tvsh pa takse qarkullimi. Dmth me nafte 500 leke te vjetra litri. Pastaj shkarkon jashteqitjet ne Sarande dhe iken. Te gjithe te kenaqur se jane jashteqitje miliarderesh ato.

E fundit, edhe po ta kishte Jeff Bezosi do ishte prape njesoj. Tani kjo pune po shnderrohet ne nje problem te madh. Se pervec jahteve qe po marrin mijera tone nafte pa taksa, ky po perdoret edhe si sebep per kontrabande. Pak dite me pare shpertheu nje rast, ku 7 mije litra ishin deklaruar si furnizim jahti, por tek jahti nuk kishin vajtur kurre.

Aman naftes se ambulancave ja ngopim mire. 1500 leke takse per liter i marrim.