Disa ditë më parë fshinë gjithë fotot e njëri-tjetrit dhe u ndanë, Andi dhe Melisa i befasojnë të gjithë me veprimin e tyre të fundit

Para disa ditësh, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi Shehu la të kuptohej se ishte ndarë nga Melisa Lleshi.

 

“Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”, shkruante Andi.

 

Madje që të dy fshinë edhe të gjitha fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale. E kjo nuk ishte hera e parë që ata përfliteshin për një ndarje, pasi edhe më parë hidhnin thumba në “Instagram” për njëri-tjetrin, e më pas shfaqeshin më të dashuruar se kurrë.

 

E kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe. Mbrëmjen e djeshme, Melisa ka publikuar një video në “Instastory” ku shfaqet edhe Andi e me shaka ajo shkruan: “Mos më dil para”.

 

Nga ana tjetër, Shehi ka postuar një tjetër video ku shfaqet me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe e puth në buzë. Teksa Melisa i thotë “më lë të qetë”, Andi me humor i përgjigjet: “Fytyrë plastelina ime”.

 

Me këto imazhe, Andi dhe Melisa zbuluan se kanë sqaruar problemet mes tyre dhe janë rikthyer sërish bashkë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...