A do të futet Berisha në Parlament? Demokrati i njohur zbulon …

Edvin Kulluri, anëtari i “Grupimit për PD-në”, është bindur se Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën, sepse sipas tij Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij!

Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.

“Basha nuk është shquar ndonjëherë për kurajo politike dhe nuk do e bëj, jo e patë që nuk ka reflektim dhe heshtje totale, Basha duhet të ishte shprehur, Basha ka kërkuar prova pse është vendosur në listën e zezë, këtë ka frikë ta thotë Basha, edhe pse unë dyshoj se ai e ka se ai është një gënjeshtar, gënjen Berishën, qytetarët, dhe Amerikanët. (…)

Nuk është i aftë mendërisht që të godasë Berishën, Basha nuk mund t’i kërkojë largimin, nëse do ishte një kryetar real i PD mund ta bënte, por të gjithë e dinë që Basha e ka të pamundur edhe për shkak të natyrës së tij frikacake”, tha Kulluri.

“Grupimi për PD”, duket se është dorëzuar përballë Lulzim Bashës, të cilët nga sa deklaroi Kulluri në studion e Report Tv, nuk e shohin të arsyeshme që të bëjnë një platformë për të propozuar ndryshimin, pasi janë të sigurt se askush nuk do i dëgjojë, teksa nga ana tjetër ka zbuluar se dhe komunikimet mes anëtarëve të saj është shumë i pakët.

Një gjë është e sigurt, që “Grupimi për PD”, anëtarë të së cilës janë ndër kritikët më të ashpër të Bashës, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, nuk kanë plane që të shndërrohen në një parti. Nisur nga ky zhgënjim dhe tërheqje, Kulluri tha se kanë zero pritshmëri nga ajo se çfarë pritet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën.

“Mbledhje e thirrur beftas, në atë parti nuk ka më asgjë zgjedhje dhe as përfaqësim, opinioni publik nuk ka më asnjë kureshtje se ç’po ndodh në PD, por interes ka vetëm nëse PD do jetë në grupin parlamentar të PD. Përbërja e Këshillit janë krejtësisht anonim se i shërbejnë Bashës, nuk ka më asnjë kuptim asnjë veprim i PD, përveç mbajtjen e një humbësi në krye, do të ishte shpenzim energjie që të bënim propozime të reja që as nuk dëgjohen. Kam zero pritshmëri nga ky lidership, organet drejtuese nuk janë gjë tjetër veçse staf i Lulzim Bashës”, tha Kulluri.

Ai ka bërë një paralele me “fundin politik” të Enver Hoxhës, që sipas tij, si diktator po sillet edhe Lulzim Basha, duke e quajtur këtë të fundit një “kukull kineze”.

“A e dini kur u rrënua i mazhi i Partisë së Punës, në fillim të viteve 80, kur Enveri, modeli që adhuron Basha, Kryemadhi e Rama, zëvendësoi personazhet bashkëpunëtorët e personazhe anonim. Këtu jemi me njerëz të parëndësishëm dhe anonim”, tha ai.

Të njëjtat pritshmëri, pra zero, janë edhe për atë se çfarë PD do të sjellë në parlament në shtator, si opozitë.

“Do të krijojë incidente të parëndësishme si me stilolapse, siç kanë bërë gjithmonë, nuk ka qëllim për të bërë opozitë reale, model më i shëmtuar se rilindja, në PD nuk do ndodh asgjë dhe do të shkojnë nga dështimi në dështim. PD pasqyrë e shëmtuar e qeverisë së sotme që është e dështuar në masën 80-90%”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...