E rëndë! 2 persona dërgojnë në spital 20 vjeçaren e pajetë, më pas largohen me shpejtësi

88

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetine Ferizaj në Kosovë, ku dy persona kanë dërguar në spital një 20 vjeçare të pajetë dhe më pas janë larguar.

 

Vdekja e të resë u konfirmua nga mjekët e spitalit, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të identifikojë dy personat që dërguan 20 vjeçaren në spital.

 

Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të qartësuar se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e të resë,ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy të rinjve.