I ati ndërroi jetë. Gazetari shqiptar dhe 7 anëtarë të familjes së tij përfundojnë në spital. Edhe nipi 2 vjeç

Gazetari Enver Doçi ka përjetuar një tmerr nga infektimi me Covid-19,

sëmundje që i mori të atin dhe i torturoi familjen për më shumë se dy javë. Mësohet se tetë anëtarë të familjes Doçi kanë qenë të prekur me Covid-19, mes tyre dhe nipi që ishte vetëm 2 vjeç.

Të gjithë shkonin në spital për tu mjekuar dhe për marrë ndihmën e nevojshme, por aty thirreshin si ‘familja e covid-it’. Për 15 ditë me radhë, Enver Doçi dhe të afërmit e tij kanë qenë mes jetës dhe vdekjes, nga temperature dh simptomat e koronavirusit.

Vetëm një pjestar i familjes edhe pse ishte i prekur dhe sëmurë, mundohej që tu shërbente të tjerëve që ishin akoma më shumë sëmurë se ai. Më i forti ndër pjestarët e familjes ishte kryefamiljari, babai i gazetari që mundohej tu shërbente të tjerëve duke u dhënë ujë, por sëmundja e mori brenda pesë ditëve të para.

Kjo histori vjen kur në Shqipëri ka shpërthyer një tjetër valë të infektuarish për shkak të Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona të tjerë dhe janë regjistruar 535 qytetarë me Covid-19. Në total në vendin tonë kanë humbur jetën 2 mijë e 475 persona. 4 mijë e 615 janë të sëmurë aktivë dhe 131 mijë e 42 qytetarë janë shëruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...