Diplomati shqiptar zbulon prapavijën e bujshme të koncertit të Bregoviçit në Korçë: Dashuritë e vjetra

Diplomati shqiptar, Shaban Murati konsideron se nuk është i rastësishëm caktimi në të njëjtën ditë i Festës së birrës në në Korçë me Fesën e Birrës në Beograd.

 

Sipas tij, kjo lidhet me dashurinë politike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

 

Murati rikujtoi se Beogradi dikur kishte detyruar E.Hoxhën që të caktonte ditën jugosllave të 29 nëntorit si festë të clirimit të Shqipërisë.

 

“Dashuritë politike. Mirë Beogradi e detyroi E.Hoxhën të caktonte ditën jugosllave të 29 Nëntorit si festë e çlirimit e Shqipërisë, po kush dreqin u diktoi shqiptarëve që edhe Festën e Birrës në Korçë ta caktojnë në të njejtën ditë me Festën e Birrës në Beograd, e cila u hap në 18 gusht?”, shkroi Murati në Facebook.

 

Prandaj, ai theksoi se edhe Bregoviçi nuk u caktua rastësisht për një Korçë.

 

“O popull, edhe Bregoviçin 71 vjeçar nuk e caktuan rastësisht për Festën e Birrës në Korçë, sepse ai do të japë çfaqje edhe në festën e Birrës në Beograd. Dashuritë e vjetra politike nuk vdesin…”, përfundoi diplomati Murati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...