A do jetë ky emri i vajzës së Getoarit dhe Marinës, ja detaji që i nxorri zbuluar

83

Ditën e djeshme Prive.al zbuloi ekskluzivisht se Geti dhe Marina do të bëhen prindër të një vajze.

Prezantuesja e njohur është disa muajshe shtatzënë.

Kurreshtja për çifte kaq të njohura mes tjerash është edhe për emrin që do zgjedhin për fëmijën.

Në vazhdimësi ekziston një ‘garë’ për të gjetur emra unikë e njëkohësisht me domethënie që s’janë dëgjuar (shpesh) më herët.

E mbase, emrin Geti dhe Marina e kanë të gjetur.

Muaj më parë, ata regjistruan biznesin e tyre me emrin “Marget”, një kombinim i tre shkronjave të para nga secili.

I ftuar në NIN me Alaudin Hamitin, mes tjerash Geti nuk e pati përjashtuar mundësinë që ta përdorin në të ardhmen edhe për fëmijë.

Tashmë kur gjinia është konfirmuar – vajzë, emri Marget duket ideali.

Ta kenë ndarë mendjen Geti dhe Marina apo janë ende në kërkim të një emri tjetër, edhe më unik? Presim e shohim! /Prive.al