“Qenkan ndarë me një mesazh”, Gilberta e Përputhen 40 tregon pse i dha fund “dashurisë” me Ilirin

Dy ish-konkurrentët e ‘Përputhen’ Iliri dhe Gilberta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë Gilberta së fundmi.

 

“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë po shijoj verën. E vërteta, e hapur, e kthjellët, jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit, njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në atë fazë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruante Gilberta.

 

Së fundmi ish-konkurrentja ka treguar se gjithçka me Ilirin ka mbaruar pas një mesazhi të saj.

 

“Edhe unë besoja tek dashuria, por doja që Iliri të ishte më prezent. Pas një mesazhi që i nisa unë, ne nuk folëm”, shprehet Gilberta. E pyetur pse nuk i heq fotot me Ilirin, ajo u përgjigj: “Unë nuk i heq jo fotot, por asnjë presje kësaj eksperience. Është pjesë e jetës sime tashmë dhe një pjesë e bukur”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...