Prej një viti nuk heq as vetullat dhe as mustaqet, 31-vjeçarja: Ndihem e bukur s’më intereson çfarë thonë

490

Gratë shpenzojnë para dhe shumë kohë duke u munduar që të qëndrojnë të kuruara në çdo kohë. Por, 31-vjeçarja Eldina Jaganjac nga Kopenhaga ka zgjedhur që të mos i heqë qimet e fytyrës.

Ajo i është rikthyer pamjes së saj natyrale, duke mos hequr as vetullat dhe as qimet mbi buzë që prej muajit Mars të vitit 2020.

“Ndryshe nga meshkujt, nga ne pritet që të shpenzojmë më shumë kohë dhe para për pamjen tonë vetëm për t’u konsideruar vizualisht të pranishëm në shoqëri, sidomos kur jemi në hapësira publike.

Nëse një burrë nuk rruhet dhe nuk i heq vetullat, askush nuk e vë re dhe asgjë nuk është e jashtëzakonshme. Ashtu si shumë gra të tjera dhe unë nuk ndihesha mirë kur dilja jashtë nëse vetullat e mia nuk ishin të hequra dhe nuk shkoja në palestër nëse këmbët e mia nuk ishin të pastruara.

Por, tani kam zgjedhur që të përqendrohem tek qëllimet e mia dhe jo tek paraqitja ime. Nuk më intereson se çfarë mendojë njerëzit. Unë nuk dua që të komentohem për zgjedhjet e mia personale dhe uroj që njerëzit ta bëjnë këtë gjë.

Kur isha adoleshente ndihesha më pak femërore për shkak të vetullave të mia mjaft voluminoze dhe e ndjeja veten të e gër.