Tenori i njohur i drejtohet publikisht Ramës: Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë

178

Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri.

Lahaj shkruan se mund të ftojnë çdo artistë shqiptarë për të kënduar në festën e birrës, madje dhe atë vetë, por jo një këngëtarë që ka frymëzuar forcat serbe që vranë shqiptarët e Kosovës.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!”, shkruan Ramë Lahaj ndër të tjera.