Asnjë këngëtar nga Kosova, zbulohet lista e artistëve që do “ndajnë” skenën me Goran Bregoviç

317

Festa e birrës në Korçë do mbahet me të ftuarin “special”, Goran Bregoviq.

Për zhvillimin e eventit reaguan Dafina Zeqiri, Capital T e të tjerë emra nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen e paraparë. Pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist kosovar.

Por e njëjta nuk ka ndodhur me emrat e njohur nga skena muzikore në Tiranë.

Lista përfshin nga tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.