U tha se e anuluan pjesëmarrjen në Korçë për shkak të publikut kosovar, flet solisti i Elita 5

388

Përveç artistëve nga Kosova që refuzuan ftesën nga Bashkia e Korçës për pjesëmarrje në Festën e Birrës, është edhe grupi nga Shkupi “Elita 5” që kanë refuzuar të performojnë.

Ndonëse këngëtarët nga Kosova u shprehën se aryseja e mos-pjesëmarrjes ishte ftesa që iu bë artistit Goran Bregoviq, disa të tjerë kishin ‘frikën’ e humbjes së datave të koncerteve në Kosovë, nëse performonin përkrah artistit boshnjak me identitet serb!

Ditë më parë, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli në një intervistë tha se Elita 5 ishte planifikuar të ishte warm-up i Bregoviqit, por e anuluan përshkak se thanë humbasin tregun e punës në Kosovë.

Gazeta Reporteri ka kontaktuar grupin “Elita 5”, saktësisht vokalistin e grupit, Arif Ziberin (Virusin), i cili nuk ka dashur që të komentojë shumë këtë deklaratë të nënkryetares.

“Ajo çështje na takon neve s’ka pse çdo gjë duhet të ndajmë me publikun”, tha fillimisht Virusi.

Artisti i grupit “Elita 5” nuk mohoi e as pohoi një gjë të tillë.

“Nuk kam koment”, ishte përgjigjja e shkurtër e tij.

Theksojmë se Bashkia e Korçës, pavarësisht presionit të madh nga të gjitha anët nuk ka anuluar ftesën e Goran Bregoviqit, ndërsa për herë të parë pas kaq shumë vitesh të organizimit të Festës së Birrës, kësaj radhe qytetarët do duhet të paguajnë 8 euro për hyrje.