Një copë torte nga dasma më e famshme shitet për më shumë se 2 mijë euro

Një copë torte nga dasma e princeshës Diana dhe princit Charles, është shitur në një ankand për 2.183 euro.

Sipas The Guardian, kjo copë e madhe prej rreth 800 gramë, e kishte marrë dhe ruajtur një grua që kishte punuar në një prej 23 tortave që ishin përgatitur për dasmën e 29 korrikut 1981.

Torta e mbuluar me fill të bardhë, ishte zbukuruar me logon e mbretërisë britanike, me luanë dhe një kal.

“Kemi qenë të befasuar me numrin e madh të njerëzve që kanë dashur të marrin pjesë në ankand për këtë copë të tortës mbretërore”, ka thënë për France Press, përfaqësuesi i shtëpisë së ankandeve Chris Albery, duke shtuar se ka pranuar kërkesa për pjesëmarrje në ankand nga Britania, SHBA-të dhe Lindja e Mesme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...