Berisha poston video: Isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë kur Bregoviqi këndonte kundër NATO-s në Selanik

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në një festival në Korçë.

Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet mes shqiptarëve të Kosovës që ishin strehuar në Korçë gjatë luftës.

Berisha thotë se po në atë ditë, Bregoviqi këndonte në një koncert në Selanik kundër bmbardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjencidin në Kosovë.

“Një përshëndetje të përzemert miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviçi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

https://fb.watch/7lWgBu53Ed/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...