Gruaja i bën gjëmën 59-vjeçarit pasi mësoi se do të përfitonte trashëgiminë që i la nëna

Pasi nëna e një 59-vjeçari humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, e gjithë pasuria i kaloi të birit.

Por, historia nuk mbaron me kaq, pasi e dashura shpenzoi paratë e personit në fjalë dhe u largua.

“E dashura shpenzoi të gjithë pasurinë time prej 28,000 paundësh dhe më pas më braktisi. Jam një burrë 59 vjeç dhe u divorcova pas pesë vitesh martesë.

Isha shumë sëmurë, pasi njëra nga veshkat nuk funksiononte, por gjatë kësaj periudhe kam dëgjuar ish-bashkëshorten teksa fliste me shoqet e saj e u thonte se unë nuk isha në të vërtetë i sëmurë, por po shtiresha.

Ne debatuam dhe ajo ishte hera e fundit që e durova atë, sepse më pas u divorcuam. Gjatë pandemisë, fillova të flisja me dikë online. Ajo është 43 vjeç dhe dukej shumë e mirë. Por nuk ndjente të njëjtën gjë për mua si unë për të, derisa mamaja ime vdiq papritur nga një atak kardiak. Pas kësaj ngjarjeje, gruaja me të cilën po flisja online mu ngjit nga pas.

Ajo e dinte se do të përfitoja para nga trashëgimia e nënës sime dhe paratë ishin gjithçka që dëshironte. Si fillim, më kërkoi t’i blija një çantë të dizenjuar me dorë, gjë që e bëra. Më pas më detyroi t’i blija një makinë të përdorur.

Sapo kam përfunduar dekorimin e shtëpisë së saj të re, dhe tashmë nuk kam më asnjë qindarkë nga trashëgimia e nënës. Për më tepër, ajo më la.”

“Kjo grua përfitoi nga ju në momentin më të vështirë: pas humbjes së nënës. Më vjen shumë keq.

Nëse nuk keni asnjë dokument ligjor që tregon se ia keni dhënë hua paratë kësaj gruaje, atëherë nuk ka asnjë shans që të merrni paratë mbrapsht.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...