E reja punon 8 muaj si mjeke, autoritetet zbulojnë se nuk kishte përfunduar studimet

Një 27-vjeçare është vendosur nën hetim pasi dyshohet se kishte mashtruar se është mjeke.

Ngjarja ndodhi në Australi.

Mediat e huaja raportojnë se 27-vjeçarja ka punuar për tetë muaj në Spitalin “Sydney’s Bankstoën-Lidcombe”.

Pas një hetimi, spitali zbuloi se ajo nuk ishte akredituar nga organet kompetente si mjeke. Për këtë arsye është marrë në hetim nga policia.

Një zëdhënëse e spitalit u shpreh në një deklaratë se punonjësja e cila filloi punën në muajin janar të këtij viti u “largua menjëherë nga puna” kur autoritetet zbuluan se nuk ishte akredituar.

Gruaja kishte dështuar në provimet e saj të fundit dhe falsifikoi dokumentet për të fituar punën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...