Burri la shtatzënë një vajzë me aftësi të kufizuara në Fier, bashkëshortja: O ça po thotë kjo kshure? Për atë punë moj?

Tepër tronditëse është historia me 20 vjeçaren e a buzuar në Fier, e cila rezultoi shtatzënë pasi i dyshuari Petrit Arapi ka kryer marrëdhënie s eksuale kundër dëshirës së saj.

Ditën e sotme 56 vjeçari u vu në p ranga, mirëpo gruaja dhe vajza e të a rrestuarit pretendojnë se nuk janë në dijeni për këtë gjë.

Gruaja madje thotë se policia i ka thënë që e kanë marrë për shkak të parcelës me d rogë që kanë zbuluar, që sipas saj nuk ka të bëjë me burrin e saj.

Madje, teksa pyetej nga gazetarja e Fax News, gruaja e Petrit Arapit reagoi mjaft e habitur kur gazetarja i tregoi akuzën për të cilën policia ka arrestuar burrin e saj.

“Atë e kanë marrë kot. Nuk dimë gjë për 20 vjeçaren. Kjo është shtëpia e jonë. Ne jemi vetëm këtu, s’kemi njeri. Unë tashi s’di gjë. Ma mori burrin dje policia, kanë mbjellë d rogë aty lart.

Ma morën e futën brenda. Kaq di unë. Unë nuk e di për çfarë është akuzuar. Unë thashe kanë ardhur i kanë hedhur d rogën dhe ja kanë ngecur burrit tim. Policia kshu na tha. Nuk e di pse ma kanë marrë burrin, e mbjellin të tjerët d rogën dhe marrin këtë.

Moj ça thua ti moj eee. Për atë punë moj? A je në terezi ti a jo? Ça po thonë kështu këta moj. O ça po thotë kjo kshure. Nuk di gjë unë xhanëm për këto punë. Policia ka ardhur 3-4 herë dhe ka thënë d rogë, d rogë d rogë. Ça po më thua kshu me”, tha gruaja.

Nga ana tjetër, e bija u tregua më e rezervuar se e ëma dhe nuk pranoi të fliste për kamerat.

“Hajde mama. Nuk ju jap asgjë të dhëna. Nuk e dimë ku e ka shtëpinë. Hajde mama. Nuk jap të dhëna. Mama hajde brenda”, u shprej ajo.

Fax News ka pyetur dhe një banor të lagjes nëse e njeh Petrit Arapin dhe mendimin që kanë për të. Komshiu nuk i kurseu fjalët e mira.

“Është një person i mirë Petriti, ja do e shikoni vetë. Është një person i urtë. Jeton me të shoqen. Ka dhe një djalë, por ai është në Roskovec. Këdo të pyesësh njihet si person i mirë. Është familje e mirë. Nuk është i djallëzuar”, deklaroi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...