Juristi bën deklaratën e bujshme: Berisha do ketë fundin e Noriegës, avokatët e tij janë po aq të rrezikuar

Juristi Romeo Kara thotë se ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori i Panamasë, Emanul Noriega. Noriega u shpall “non-grata” dhe më pas e burgosën në SHBA me akuzat për trafikim dr e dhe pastrim parash.

Ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në b rg, së fundmi në Panama për vr sje dhe k rrupsion. Duke e krahasuar me të, Romeo Kara shprehet se Berisha e meriton një fat të tillë sepse ka kryer po aq shumë k ime dhe afera k rruptive sa Noriega.

Sakaq, ai shprehet se Berisha nuk mund të shpëtoj e të k rruptojë drejtësinë shqiptare, sepse këtë herë do të veprojë SHBA sipas rregullave të tyre. Sipas juristit, me arr stimin e Berishës do të nisë epoka e vërtet e luftës antik rrupsion.

“Gjasat janë që Berisha të ketë fatin e Noriegës dhe të bëhet precedent i kësaj epoke të luftës anti-k rrupsion. Amerikanët nuk do të presin organet e tredhura të drejtësisë shqiptare, por do të veprojnë siç dinë ata. Me rënien e tij, sekuestrimin e pasurive të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, kthimin e tyre tek populli te cilit i përkasin,

merr fund një nga epokat më të errëta dhe më të mbrapshta të këtij vendi, si dhe krijohet precedenti-shembull, për të gjithë ata që e shohin politikën si biznes dhe mjet për kapjen e shtetit”, shkruan juristi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, Berisha nuk mund të mbrohet as nga avokatët dhe as nga mbështetësit e tij, sepse ata janë po aq të rrezikuar. Romeo Kara thotë se mbështetësit e Berishës janë po aq të k rruptuar dhe nuk kanë më forcë përballë luftës antik rrupsion, përkundrazi do rrëzohen njëri pas tjetrit.

“Të gjithë avokatet e Berishës, janë pikërisht ata, që kanë përfituar paligjshmërisht prej tij apo si ai, në sistemin kleptokratik të ideuar, ngritur, frymëzuar dhe garantuar prej tij. Tek rënia e Berishës ata ndjejnë rënien e tyre, fundin e tyre, diskreditimin e tyre. Berisha është tashme një institucion, institucioni i paligjshmërisë, kapjes së shtetit dhe kleptokracisë shqiptare”, shkruan juristi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...