Alfred Çako ‘godet’ sërish: Duan të fusin në trupin tonë gjakun e Djallit

Botuesi Alfred Çako, i cili njihet për teoritë e tij konspiracioniste sa i takon Covid 19, në një lidhje me skype për Fax News, tha sot se lufta e tretë sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë synon të elemioje pjesën tjetër, përmes vaksinimit të detyrueshëm.

Çako tha se përmes vaksinimit, një pjesë e elitës botërore, synon që të kontrollojë pjesën tjetër duke ndryshuar madje dhe ADN-në. I pyetur në lidhje me deklaratën e Veliajt, për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin për personat që duan të jenë pjesë e koncerteve, Çako tha se Veliaj është thjeshtë një vegël që komandohet nga elita botërore.

“Natyrisht që kjo është një deklaratë e pritshme, prej një vemie si Erion Veliaj, i cili është një vegël e elitës botërore, të cilët duan të heqin qafe njerëz. Ecin në gjurmët e njerëzve më të ndyrë që ka pasur bota.

Këta njerëz nuk e kuptojnë se po eleminojne fëmijët dhe nipërit e tyre, dhe mendojnë se do të shpëtojnë nga ky holokaust që po i bëjnë njerëzimit vetëm në sajë të parave që kanë përfituar.

Unë kam një vit që e them këtë, se një pjesë e shqiptarëve nuk më besojnë, janë në gjumë të thellë dhe nuk e shohin se po u vjen zjarri te këmbët, këta duan që ne të fusim në gjakun tonë gjakun e djallit, dhe të mos kemi atë të paraardhësve. Duan të na ndryshojnë ADN-në, duke na bërë si shalqinj pa fara, që duket i bukur por që në fakt nuk ka më asnjë lidhje me frutin real.

Vaksinat janë te keqia, nuk i kanë bërë më para, pasi në 2018 zbuluan atë që tregohet në Bibël, marrja e atributeve të Zotit në trupin e njeriut.

Lufta sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë duan të heqin qafe pjesën tjetër”, tha Çako gjatë lidhjes me skype.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...