Statistika tronditëse! Në Shqipëri pothuajse çdo ditë vidhet 1 makinë

Në Shqipëri pothuajse çdo ditë vidhet 1 makinë.

Në pjesën dërrmuese të rasteve të denoncuara policia shfaqet e pafuqishme për të reaguar duke mos identifikuar autorët. Kjo pasi agresorët kujdesen të shmangin edhe kamerat e sigurisë, duke e ruajtur prej ditësh prenë ose zonën që ata perzgjedhin.

Në një video të siguruar nga Ora News shikohet se si në pak sekonda një makinë Range Rover grabitet nga më shume se 3 persona.Nga pamjet kuptohet se autorët e njohin mirë zonën por edhe objektivin e tyre.

Një pjesë e mjeteve përdoren edhe në ngjarje kiminale dhe të tjera për çmontim në pika të ndryshme skrapi, kundrejt një pagese jo shumë të madhe. Përpos kësaj një tjetër problem shqetësues është vjedhja e targave të makinave.Kryesisht sipas burimeve janë të huaja, raporton oranews.

Nisur edhe nga kjo situatë shqetësuese, policia apelon të gjithë personat që bien pre e grabitjeve të denoncojnë menjëherë në komisariat në mënyrë që edhe policia të marrë të dhëna të sakta në lidhje më mënyrën e grabitjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...