“Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra”, analisti i njohur paralajmëron zhvillime të bujshme, zbulon çfarë do ndodhë me Sali Berishën

Gazetari dhe publicisti i njohur Ben Andoni ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit politike me protagonist Sali Berishën.

Ai shprehet se Berisha është vetëm përballë Amerikës, pasi as Edi Rama, as Ilir Meta dhe as Lulzim Basha nuk po prononcohen për të sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së.

Analizë nga Ben Andoni

E megjithatë, je vetëm!

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane.

E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova. Nëse do të kishte, ato do të jepeshin është munduar t’i mbushë mendjen ai gazetarëve të pranishëm, që janë munduar me pyetjet e thjeshta për të kuptuar diçka më shumë. Por, pa sqaruar se Departamenti i Shtetit nuk i bën publike ato.

Ishte e natyrshme, që përpara se ai të merrej me procesin e tij vetanak gjyqësor me një gjykatë në Paris, vetë autoritetet e shtetit shqiptar, si presidenti Meta por edhe kryeministri i vendit Edi Rama të merreshin zyrtarisht me akuzën ndaj tij.

Presidenti Ilir Meta natyrshëm është futur në guaskën e vet, pasi po merr oksigjen nga shtyrja e shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po prononcohet; kurse Edi Rama, kryeministri i vendit, që pak i kushton fati i paraardhësit të tij, as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është duke u përpëlitur për të parë si do rrjedhin situatat në mënyrë që të shprehet publikisht realisht për fatin e z.Berisha. Kuptohet atë që lidhet me të, përfaqësimin në parlamentin e ri, që nuk dihet ende nëse ai do ta respektojë si duhet. Apeli i ambasadores së SHBA e linte të hapur këtë opsion.

Me pak fjalë, të tre subjektet kryesore në vend që lidhen me të, as nuk e marrin përsipër të prononcohen zyrtarisht, sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së. Vendosmëria e ambasadores dhe artikulli-letër që la në fund kuptohet se në dorë kanë dhe letra të tjera që do t’i nxjerrin në kohën e duhur.

Ndërkohë që te PD-ja gjithnjë e më shumë po dalin zëra kundër Berishës, kurse të tjerë më së shumti po presin konjukturën e rradhës për t’i kthyer krahët. Berisha e di mirë këtë dhe ndaj duke i kërcëllitur dhëmbët SHBA-së, indirekt ua ka bërë të qartë se as nuk i llogarit fare. Por sërish është i vetëm dhe në segmentin më të vështirë të jetës së tij. Kjo është tragjedia e madhe e tij.

Dhe, vetmia e ndjek sërish edhe pse çdokush e shikon me kujdes në reagimin e ashpër ndaj zyrtarëve amerikanë; përçmimin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke dhënë prova që e turpërojnë procesin, nëse do jetë i vërtetë; si edhe akuzat me emër për persona brenda dhe jashtë sistemit, si të përlyer me k rrupsion.

Në momentin që organet e drejtësisë shqiptare nuk kanë ofruar gjë kundër tij, por edhe askush nuk e përgënjeshtron, ai do të ketë zë, të paktën deri në shtator. Problem është nëse gjërat që ai artikulon do jenë disa për qind të vërteta.

Larg Berishës dhe të gjithë politikës shqiptare, në ditët e ardhshme zhgënjimi do jetë te shqiptarët, që fillimisht askush nuk i gjen provat këtij personi, që ka vulë mbi shumë zhvillime në vend por edhe kësaj politike kaq agresive. Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra por mbi të gjitha sesa vlen drejtësia në Demokraci. Dhe, sido që të ndodhë, ajo që tashmë shihet qartë është një dhe vetëm një:

Berisha është i vetëm dhe gati i pambrojtur në këtë luftë të pabarabartë me Departamentin e Shtetit, që as denjon t’ia hedhë sytë, por edhe me Shqipërinë, që duhet se e ka përcjellë prej kohësh në histori. Atë të të bërit shtet…alla shqiptar me fytyrë berishiane. Për këtë është më mirë të jesh i vetëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...