VLLAZNIA ME BARCELONEN, ME LEJE NGA FSHF PERDOREN…

Me fanella “peshqesh” nga klubet e huaja pas takimeve ndërkombëtare, me leje apo jo nga FSHF, gjatë zhvillimit të aktivitetit kombëtar, janë disa skuadra që kanë dalë në fushë me “bluzat dhuratë e të improvizuara”.

 

 

Një rast analog si ai me Flamurtarin është regjistruar edhe me Vllazninë. Fatbardh Jera, futbollisti i shquar këtij klubi, i Kombëtares, për “Panorama Sport”, kujton:

 

 

“Pak mund ta dinë se në finalen për Kupën e Republikës me Flamurtarin, atë të vitit 1988, ne në të dyja takimet kemi qenë me të bardha. Ishin të Buduçnostit dhe na i kishin dhuruar pas një miqësoreje të zhvilluar pak kohë më parë në Titograd e Shkodër, ku luajti dhe Saviçieviç, lojtar i ri në atë kohë”, thotë Jera.

 

Por, ju keni edhe një foto me uniformat e Barcelonës apo jo?

 

Ka qenë një gjest i rrallë, i një miku, dashamirës i sportit, pasionant e tifoz i Vllaznisë, Masar Zeka, ndaj të cilit duhet të jemi shumë mirënjohës, sepse e kanë harruar. Në vitin 1987, i ndodhur me punë në Spanjë, bleu me paratë e tij për ekipin e Vllaznisë uniformën e Barcelonës.

 

Ishin me vija vertikale, me ngjyrat tona kuqeblu, siç e tregon fotoja e bërë në Shkodër, para një ndeshje gjatë sezonit ’87- ’88. Pas një viti ai solli edhe një të dytë.

 

Pra, keni luajtur me fanellat e dy klubeve të huaja… A lejohej kjo?

 

Sapo kisht nisur një erë ndryshimesh dhe pak merreshin me uniformat. Mendoj vetëm gjatë një sezoni, jo më shumë, kemi luajtur me të dyja, pa na thënë gjë askush, si në Shkodër e jashtë fushës sonë. Kam mendimin se ato të Barcelonës i kemi veshur ne të parët, pastaj Flamurtari.

 

Çfarë tjetër kujtoni nga ajo finale e dyfishtë?

 

Emocionet, golat, publikun, por edhe për fanellat. Në Vlorë i morëm edhe ato të Barcelonës, pa e ditur që vlonjatët ishin përgatitur për të luajtur me to. Edhe për një motiv: pasi vizat në fanellat e të dyja skuadrave krijonin vështirësi për arbitrat, prandaj dolëm me të bardhat e Buduçnostit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...