Pas mesazheve ‘pikante’ të ambasadores, Berisha zbulon bisedën me Bashën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha zbuloi se sot ka folur me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA teksa thotë se as i tha gjë dhe as i kërkoi.

 

‘’Kam folur me Bashën pas deklaratave të Yuri Kim. Basha nuk më tha gjë as i kërkova gjë. Unë jam në misioni tim të besuar nga qytetarët, sepse PD nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë.’’- thotë Berisha.

 

Më tej ai shton se nuk po e vendos në pozitë kryetarin e PD, por deklaron se një parti nuk meriton të ekzistojë nëse nuk qëndron mbi dinjitetin njerëzor.

 

‘’Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.’’- tha ish-kryeministri për RTV Ora.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...