Çfarë…? “Erion Braçe i pari që do shkojë në SPAK” Vjen paralajmërimi i fortë nga …

Qeveria vendosi sot që truallin e Teatrit Kombëtar t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që të ndërtohet objekti i ri pas shembjes së godinës së vjetër.

Sipas VKM që u bë publik sot, të firmosur nga zv. kryeministri Erion Braçe, Bashkisë së Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në vendim, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Ndërkohë, për këtë lajm ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin, me anë të përfaqësueses së tyre, aktivistes së njohur Adriana Kalaja, e cila është shprehur se ky është vërtet një lajm tepër i trishtë dhe një vendim, të cilin e kanë pritur me shumë shqetësim gjatë gjithë këtyre ditëve.

Ajo vijon më tej teksa shprehet se ky është një vendim i marrë nga disa banditë, të cilët kanë marrë peng të gjitha institucionet shqiptare, ndërsa nuk nguroi të sulmojë edhe opozitën, e cila duket se ka zgjedhur të heshtë deri tani për këtë vendim të qeverisë.

“Ky është një lajm tepër i trishtë, të cilin e kemi pritur me shumë shqetësim këto ditë. Ky vendim është marrë nga disa banditë, të cilët kanë merr peng çdo gjë në këtë vend, çdo institucion shqiptar dhe dita-ditës na e tregojnë me karshillëk që bëjnë ç’të duan me ligjin dhe me Shqipërinë. Habitem nga mënyra pasive se si e pret opozita këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ndër të tjera Adriana Kalaja.

Kalaja tha po ashtu se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja ndër të tjera mesditën e sotme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...