“Ngele duke kënduar këngë me dialekt të Kosovës”, Elvana Gjata i kthen një përgjigje që…

Të gjithë e dimë se Elvana Gjata nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me rrjetet sociale, ndryshe nga shumë kolegë të saj.

Shpesh këngëtarja “arratiset” prej tyre dhe rikthehet me surpriza, siç bëri gjatë 2020 për tu rikthyer më herët këtë vit.

Rrjedhimisht, përtej shumë komenteve e mesazheve që ajo merr është shumë e vështirë të gjesh një rast kur ndjekësit e saj marrin përgjigje nga Elvana, të paktën publikisht. Por, një koment i bërë së fundmi nga një ndjekës i saj ka qenë aq i pavend për Elvanën saqë ajo i ka kthyer përgjigje.

Elvana ka postuar në Instagram disa foto nga kënga e saj e re “Papa” duke shkëputur disa vargje: “Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”. E në këtë postim dikush i shkruan:

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”.

Këtij komenti, dhe të tjerve që bezdisen nga dialekti geg, Elvana i është përgjigjur duke shkruar “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...