Masat kufizuese i jep Rama me telefon? Shefi i shërbimit të Mikrobiologjisë u jep fund zërave: Ja çfarë pritet në shtator

Shefi i shërbimit të Mikrobiologjisë, Andi Koraqi është shprehur se nuk do të ketë një mbyllje totale të vendit, si në vjeshtë e kaluar për shkak të variantit të ri Delta, edhe pse shprehet i bindur se në shtator do të ketë një rritje drastike.

 

Ai ka sqaruar edhe një herë se masat kufizuese i merr Komiteti Teknik i Ekspertëve, pjesë e së cilës është edhe ai, dhe jo nga kryeministri Edi Rama, siç është folur shumë.

 

“Kemi dy armë që të luftojmë virusin masat mbrojtëse dhe vaksina, nëse nuk aplikojmë këto dy faktorë, atëherë patjetër që do kemi rritje të rasteve. Jemi në një situatë shumë të qetë. Kemi një incidencë shumë të vogël dhe masat e marra të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kemi disa muaj që nuk kemi pasur kontakt me Ramës, i kemi marrë vetë masat”, tha ai.

 

Koraqi vuri theksin te vaksinimi pasi tha se ai mbron nga vdekshmëria si pasojë e COVID-19, edhe ndaj variantit Delta, si edhe nëse janë marrë 2 dozat kalohet një formë e lehtë e sëmundjes.

 

“Është e sigurt që vaksinat mbrojnë 100% nga vdekshmëria edhe nga variant Delta, dhe 90% nga kërkesa për kujdes spital. Ato janë infektuar, por të 6 kanë qenë me forma të lehta të sëmundjes, pra nëse bën 2 doza mund ta kalosh pa shenja klinike”, tha Koraqi.

 

Një nga çështjet që ka hasur shumë diskutime është vendosja e orës policore për muzikën. Koraqi dha arsyet se përse ajo vijon të jetë në fuqi.

 

“Momenti i pajisjes së muzikës është edhe momenti i grumbullimit të rinjve dhe orët e vona janë kur janë konsumuar pije alkoolike dhe masat mbrojtëse kanë shkuar në zero dhe prandaj mbyllet muzika”, përfundoi Koraqi në studion e Report Tv.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...