TELEFONATA NGA QYTETARI PARANDALON AKSIDENTIN NË SHKODËR!

338

Telefonata e një qytetari ka parandaluar një ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën në Shkodër.

Pas telefonatës nga qytetari, që raportoi se në rrugën Velipojë-Shkodër, një automjet tip “Ford” kryente parakalime të rrezikshme, shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berdices”.

Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H. rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.62 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.

 

 

 

FullSizeRender