Sa nuse të bukur ke marrë! Era Rusi ‘nuse Tropoje’? Fatmira Breçani: Ç’pate o daku, unë i …

Fatmira Breçani dhe Era Rusi këtë të mërkurë ishin të ftuara në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

 

Kënga “Me zemër të bardhë” ka bërë bashkë dy këngëtaret shqiptare të suksesshme. Ato treguan gjatë bisedës në emision se ideja për të bashkëpunuar ishte më e hershme, por duhej të ishin në një dasmë për t’u nxitur dhe për t’u realizuar si projekt.

 

“Unë jam rritur me këngët e saj dhe kam kënduar gjithmonë në çdo ambient ku kam performuar. Kemi rastisur njëherë bashkë në një dasmë dhe mënyra se si ajo më priti dhe këshillat që më dha; se unë do këndoja nja dy këngë veriore, por nuk mund të këndoja pa i marrë leje. Nga aty lindi miqësia jonë dhe dëshira për bashkëpunim”,- tha Era.

 

Fatmira me tej tregoi se këngët veriore Erës i rrinë shumë mirë. “Shumë mirë i rrinë, biles biles e kanë prit ma mirë se mua me ato këngë. E cila është arsyeja? Ato i dinë që unë i këndoj ato këngë, por edhe me Erën i kanë shijuar në maksimum”.

 

Ndërkohë, Fatmira rrëfeu se pas publikimit të këngës i kanë shkruar dhe e pyesnin se kishte marrë një nuse të bukur dhe të mirë, duke menduar që Era ishte nusja e saj.

 

“Sa na kanë shkruar “urime, t’u trashëgohet djali; u çfarë nuse të bukur ke marrë”; asnjanit s’i kam treguar”, tregoi Fatmira.

 

Pyetjes së Ermalit nëse Fatmira është nën “presionin e klikimeve” ajo iu përgjigj që nuk është aspak, madje e kanë lutur që të blej klikime por ka refuzuar sepse dëshiron që të ketë ndjekës real për këngët e saj. Por, Dada është e vëmendshme tek komentet që i bëjnë këngës së saj.

 

“I lexoj si nuk i lexoj, kur jam pushim të gjitha i lexoj. Dhe bile ndonjë që shkruan, se ka që shkruajnë edhe komente negative, futem direkt në inbox dhe i them “ca patë me mu, ç’të keqe të bana unë ty daku”, tha duke qeshur Fatmira.

 

Gjatë rubrikës “Dua apo S’dua” Fatmira tregoi se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, ku do të jetë i pranishëm edhe një rreper.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...