SHBA e shpalli “non grata”, Mark Marku kërkon “ngrirjen” e Berishës: Po dëmton PD-në

Mark Marku u shpreh sonte në “Log.” se duhet të ketë një “ngrirje” të përkohshme të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Sipas deputetit demokrat të zgjedhur në 25 Prill, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë.

Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet.

Patjetër që është një problem në PD për faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA pasi kushtëzon marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në që janë vend me shumë ndikim në botë dhe në politikën shqiptare.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”.

Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë. Gripi i PD apo Basha e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim për një deputet që ka fituar mandatin. Zgjidhja do të ishte, por Berisha ka vullnet dhe e ka dëshmuar për politikën, ai ka deklaruar se do të jem aktiv.

Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush” tha Marku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...