Për herë të parë të tre në publik, Shkurte Gashi “thyen rregullat”, flet për partnerin dhe ardhjen në jetë të djalit të saj

Shkurte Gashi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar të cilën kanë mundur ta njohin atë vetëm në skenë pasi jeta e saj private ka qenë gjithmonë një mister.

 

Para pak muajsh ajo u bë nënë për herë të parë dhe ky lajm na suprizoi jo pak. Fansat e saj menjëherë filluan të bëhen kuriozë për partnerin e Shkurtes. Për herë të parë këngëtarja ka vendosur që të shuajë të gjithë kuriozitet dhe të tregojë gjithçka nga shtatzënia deri te marrëdhënia me partnerin e saj, Albert Limani.

 

Këngëtarja rrëfeu arsyen se pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj përgjatë gjithë kohës dhe lidhjen e saj.

 

“Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha ajo.

 

Gjithashtu, Shkurte tregoi se ajo dhe Alberti kishin planifikuar dasmën, mirëpo humbja e një njeriu të dashur bëri që gjithçka të anulohej.

 

“Ne kemi pasur plane për të bërë një dasmë në verë, në shtator praktikisht, por për shkak të vdekjes së babait të Albertit, me të cilin unë kam pasur një lidhshmëri shumë të ngushtë, nuk kemi bërë dasmë edhe e kemi shtyrë që të kalojë një vit ose dy”, shtoi ajo.

 

Dhe sa i përket vogëlushit të saj, këngëtarja tha se shtatzënia erdhi pa plan, por ardhja në jetë e djalit, Malit, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur.

 

Shtatzënia ka ardhur prej Zotit, nuk kemi pasur plane për të bërë fëmijë, mirëpo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur. Edhe mendoj që është plotësuar një dëshirë e të ndjerit, babait të Albertit, që ai ka dashur të na shohë me një fëmijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...