Pas protestave, ndryshon orari i muzikës. Vendos Komiteti Teknik, ja deri në cilën orë do lejohet tani

Pas protestës së bizneseve në Lungomare për shtyrjen e fashës orare për lejimin e muzikës, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë në një konferencë për media rreth orës 15:00 për të sqaruar nëse do të lehtësohen masat.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga data 20 korrik, do të shtyhet fasha orare e muzikës me 60 minuta. Ndonëse muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar,

as ky orar nuk ‘i kënaq’ pronarët e bizneseve në Lungomare, të cilët kanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme.

Ata kërkojnë që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa kërkojnë që aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00.

Por kërkesa e tyre është refuzuar nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili ka lëshuar vetëm pjesërisht një kërkesë, atë të shtyrjes së orarit të lejimit të muzikës.

Kryeministri Rama theksoi se kush dëshiron të kërcejë e këndojë të gjithë natën, le të bëjë organizim në natyrë ku nuk shqetëson asnjë njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë.2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi t? drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.3.

Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

Sicc duket Komiteti Teknik pritet të zyrtarizojë urdhrin e kryeministrit Rama për të lejuar muzikën deri në ora 23:00 dhe jo deri në ora 22:00 sicc ka qenë deri më tani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...