Nuk përmbahet Blendi Fevziu: Kjo video është shumë e trishtë! Shpresoj të mos përsëritet më kurrë

175

Moderatori Blendi Fevziu ka komentuar incidentin e ndodhur mes të moshuarës dhe efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës. Teksa ka ndarë videon në rrjetet e tij sociale, Fevziu shkruan se ligji duhet respektuar por pamjet janë të trishta.

Fevziu shkruan se Policia duhet ta ndihmonte të moshuarën, duke shtuar se ndodhej në situatën ku duhet të shiste ilegalisht për shkak se shteti nuk i kishte krijuar kushtet për të jetuar normalisht.

“Natyrisht qe ligji duhet respektuar; natyrisht qe njerezit me uniforme perballen cdo dite me 100 veshtiresi; natyrisht qe ata duhen falenderuar per ate qe bejne. Por uniforma po aq sa respektimin e ligjit, ka detyrim edhe ndihmen ndaj qytetarit.

Madje ne shoqerite demokratike kjo eshte primare. Video e mesiperme eshte e trishte. Ska rendesi si nisi dhe si u zhvillua. Kush e pati fajin apo kush nuk respektoi ligjin.

Policia duhej ta ndihmonte kete nene te moshuar. Duhej te bente cfare eshte e mundur qe ta kthente ne shtepi me gjithe produktet e saj, edhe pse mund ti shiste ne menyre ilegale. Ndaj nje te moshuari duhet shume me shume kujdes se ndaj nje qytetari te zakonshem.

Ajo eshte aty edhe pse ne si shoqeri nuk kemi krijuar kushtet qe te jetoje normalisht. Pertej mallkimeve dhe justifikimeve, skena te tilla shpresoj te mos perseriten me kurre ne rruget tona”, shkruan Fevziu.