Nuk mbushen mend ‘pilotët’ e Shqipërisë, policia arreston 11 shoferë dhe pezullon 43 patenta

11 shoferë janë arre stuar, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të de hur dhe 5 për drejtim pa leje drejtimi.

 

43 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alk oo lit apo gjendje të de hur.

 

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

 

Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Gjatë 24 orët e fundit janë go ditur dy raste të mitëdhënies, nga Policia Rrugore e Tiranës.

 

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kastriotët” pranë Casa Italias, u konstatua shtetasi B. Sh. duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë ndërkohë që drejtonte mjetin nën efektin e alk o olit, ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, u konstatua shtetasi E. G. që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

 

Të dy këta drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative. Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë konstatuar dhe vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të de hur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

 

43 leje drejtimi të pezulluara, nga këto: 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alk o o lit apo gjendje të deh ur; 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Falë telefonatave të qytetarëve, janë parandaluar 4 ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht: Në Sarandë u kap në flagrancë shtetasi A. J.,

 

i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të de hur, në masën 1.02 mg/l alk o ol dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë; Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të de hur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

 

Në Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të de hur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale; Gjithashtu, në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të de hur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit. Mos shpejtoni të arrini aksi dentin, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alk oo lit, mos shkelni semaforin,

 

mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos tentoni të korruptoni punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative. Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. MosUbejStatistike

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...