“Ndaj mendime të ndryshme me Bashën”, Kadilli nxjerr prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, u shpreh se diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por u gjykuan të parakohshme.

 

Më tej ai tha se ka pasur mendime të kundërta me kryetarin e PD, Lulzim Basha, sa i përket rolit të kryetarit të partisë.

 

“Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqen, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pastër, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme.

 

Opinioni më dashamirës, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur për një proces bashkëbisedimi për të mundur Edi Ramën dhe për të mundur të keqen e shqiptarëve”- u shpreh Kadilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...