‘Si të përballon burri ty?’ I bënë pyetjen që nuk e priste, Aurela Gaçe jep përgjigjen e…

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe zbuloi sot për emisionin ‘ABC e pasdites’, prapaskenat e realizimit të këngës së saj ‘Çupa nga Vlorë.

Aurela tregoi se për këngën është punuar prej një kohe të gjatë, pjesë e albumit të ri.

Habia më e madhe për të gjithë ishte pjesëmarrja në klip e bashkëshortit të saj, Skerdit sepse ai asnjëherë nuk ka pasur dëshirë të jetë pjesë e jetës publike.

Aurela tregoi se prania e tij në videoklip erdhi shumë natyrshëm. Këngëtarja pohoi se bashkëshorti i ka shumë qejf sportet ekstreme ndaj duket se ideja e klipit e bindi edhe me lehtë.

“Përderisa unë jam ajo çupa nga Vlora. Ti je martuar çupën nga Vlora. Unë a jam me ty edhe vetëm me një vello. Po më tha. A të dua edhe lë kokën për ty. Po me tha. Ti do vish do i japësh motorit si njeri i mirë që je. Dhe u çuditën të gjithë”, tha ajo.

Në fakt, duket se ka diçka më shumë se kaq! Ardhja e këtij videoklipi përkon me 10-vjetorin e njohjes së tyre. Ndaj Gaçe rrëfeu se në pamundësi të një dasme tjetër ata vendosën të kenë një kujtim të bukur në këtë formë.

Moderatori Ermal Peçi e pyet këngëtaren për një detaj që kishte spikatur, nëse Skerdi ka shaminë e dasmës në klip?

“Shamia në klip është e njëjtë, ajo e dasmës sonë. E nxori nga sirtari, e ka vënë vetëm atë vit. Dizajni i shamisë është dizajni që përdorin për garat me motorra”.

Një nga pyetjet e publikut në bisedë ishte ‘se si e përballon burri Aurelën’. Kjo e fundit dha këtë përgjigje teksa qeshi: “Unë jam shumë e përballueshme.

Jam njeri normal, punoj fort. Dhe prandaj jemi ne të dy bashkë, sepse ne të dy punojmë fort, të dy e kuptojmë njëri-tjetrin, të dy duam më të mirën për familjen. Ma kanë bërë edhe live këtë pyetjen. Unë për vete për normal e di veten”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...