Plas bomba/ Paditet në SPAK Ambasadori i BE Luigi Soreca, aryseja po trondit ‘vendin’

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në SPAK ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Në një deklaratë për media, Aleanca ka bërë me dije se e ka kallëzuar ambasadorin, për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadorit Soreca me gjykatësen Vitore Tusha.

Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar presidentit Meta shpalljen “non grata” të ambasadorit të BE-së në Shqipëri.

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha: “Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga presidenti të Sorecës në territorin e presidencës,

dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka. I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...