“Ky virus të bën gjëmën për dy javë”/ A do të izolohemi sërish për shkak të ‘Deltës’? Brataj: Ja ç’do ndodhë në shtator

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, përmes një interviste të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, ka folur rreth situatës epidemike në vend dhe rrezikut nga mutacioni ‘Delta-s’.

Brataj u ndal tek masat në fuqi dhe tek mundësia nëse do të ketë një ndryshim të tyre në të ardhmen me.

Ai theksoi se vendimet nuk merren vetëm në raport me situatën në Shqipëri por edhe me atë ç’ka ndodh në rajon ose në botë, duke lënë të kuptohet se vendimet mund të merren në varësi të situatës dhe të rasteve të reja të diagnostikuara.

Duke e konsideruar si një mjet grumbullimi muzikën, Brataj u shpreh kundër lejimit të saj dhe pro orës policore, pasi sipas tij gjatë verës në ato orare grumbullimi i njerëzve në lokalet e natës është i rrezikshëm.

“Zakonisht masat nuk merren vetëm me çfarë ndodh në Shqipëri, por dhe me çfarë po ndodh në rajon dhe në botë. Ky virus të bën gjëmën për dy javë. Sot ka shumë vende të cilat janë bërë pishman për hapjen e parakohshme. U pa më së miri efekti i kampionatit evropian dhe grumbullimet masive të qytetarëve.

Ky virus ka prekur moshat nën 30-vjeç. Edhe tek ne këto mosha janë të pavaksinuara ndaj duhet të bëjnë kujdes.

Mbyllet në shtëpi virusi në orën dhjetë apo në njëmbëdhjetë? Jo, por këto janë oraret që grumbullimi i njerëzve bëhet më masiv në lokale.

Grumbullimi në lokale e natës është i rrezikshëm. Muzika është objekt grumbullimi, por në vendimarrje nuk është vetëm doktor Skënderi. Ka dhe organe të tjera të cilat janë konsultuar me ne në lidhje me riskun dhe kanë vendosur për masat në fuqi“, tha Brataj.

Për sa i përket rikthimit të një vale të katërt në shtator, Brataj e mohoi, por theksoi se mund të ketë një rritje të rasteve të reja, por jo të shtrimeve në spital, pasi cOVID-19 mund të kthehet në një sëmundje të lehtë të shtëpisë.

“Nuk mund ta quajmë valë, do të ketë një rritje të numërit të të infektuarve, por shumica janë të imunizuar dhe do të jetë një sëmundje e shtëpisë dhe jo e shtrimeve në spital“, tha Brataj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...