Muzika shqiptare në zi. Shuhet mjeshtri i njohur

Qamil Musto, simboli i sazeve të Delvinës, i njohur me emrin e artit Cika u nda nga jeta në moshën në orët e para të ditës së sotme.

Klarinetisti që ka përfaqësuar dhe nderuar qytetin e Delvinës në shumë festivale lokale, kombëtare e më gjerë. I vlerësuar ndër vite me çmime e medalje si:
– Medalja “Naim Frashëri” në vitin 1983 dhe1988

– “Laureat i Festivalit” më 1988
– “Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 05.12.2008.

Klarineta e Cikës me ëmbëlsinë dhe mjeshtërinë e tij, ka përcjellë sa e sa melodi dhe tinguj magjepsës.
Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona.

Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona.

Nuk ishte aq e lehtë të bëheshe pjesë e këtij grupi dhe të zije vend midis emrave të mëdhenj që përfaqësonin asokohe grupin e sazeve të Delvinës. Përmendim: Tuli Bajrami, Meto Hazbiu, Nimet Tane, Hekuran Muharremi.

Nevojitej përkushtim e mjeshtëri e lartë artistike. Ishin pikërisht këto virtyte që e bënë Cikën, të jetë një pasardhës i denjë i plejadës së emrave të Sazeve të Delvinës. Pas Laver Bariut, Cika eshte mjeshtri më i njohur i muzikës popullore që do t’i mungojë publikut shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...