2 800 euro një uniformë polici, ky është tenderi që u “hëngri kokën” zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme

8 persona u arrestuan mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK dhe një tjetër është në kërkim për shkak të korrupsionit me tenderin e uniformave të policisë.

 

Gjithçka nisi dy vjet më parë kur Ministria e Brendshme hapi tenderin me vlerë kolosale prej 25 milion eurosh me qëllim blerjen e uniformave për efektivët e Policisë së Shtetit deri më 2023.

 

Afati limit për pranimin e ofertave ishte 23 gushti dhe sipas të dhënave të publikuara nga “OpenData” fitues u shpall bashkimi i kompanive “D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.

 

Dokumenti i shpalljes se tenderit
Këto kompani morën përsipër që t’i ofrojnë uniformat Policisë së Shtetit me një çmim mesatar për njësi prej 319 966 lekësh, raporton abcnews.al. Ndërkohë, dy ofertat e tjera kishin një çmim mesatar për njësi 133 480 lekë dhe 446 667 lekë.

 

Lexo edhe: EMRAT/ Tenderi i uniformave të policisë, arrestohen 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

 

Pasi mori ofertat Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme vendosi të skualifikojë dy ofertat e para duke shpallur fituese atë të bashkimit të disa kompanive shqiptare me ato turke prandaj edhe uniformat e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, janë të njëjta, përveç logove me ato të Policisë së Turqisë.

 

Çfarë ndodhi?

Fill pas shpalljes së fituesit, u pa që tenderi kishte probleme dhe ai kategorizohet si me “flamur të kuq” nga “OpenData”, ndërkohë që një ndër kompanitë e skualifikuara ankohet në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurat e ndjekura.

 

Bëhet fjalë për kompaninë Marsi-al, e cila pretendoi se ishin bërë modifikime të dokumenteve të tenderit. Kjo kompani ka fituar tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015.

 

Ankesa e kompanisë u hodh poshtë nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

Pas kësaj ankese dhe padisë së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë fillojnë hetimet e SPAK, të cilat çuan sot pas hekurave Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...