Spaho tregon arsyen pse Rama nuk e shkarkon Ardi Veliun

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho shprehet se i pari që duhet të ikë është drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

 

Ai shprehet se Veliu është krahu i djathtë i Edi Ramës.

 

“I pari që duhet të ikë është drejtori i policisë, por ai nuk ikën se është krahu i djathtë i Edi Ramës, se e ka përdorur për manipulimin e zgjedhjeve. Është përdorur policia, prandaj ai nuk e prek dot.

 

I pari që është përgjegjës, pas 8 viteve që ka qeverisur kur na ekspozon një gjendje të tillë, duhet t’i kërkoj llogari vetes, jo te policët e thjesht, të shikojë kupolën e atyre që e ka instaluar në polici.

Ngjarjet e rënda në Shqipëri është i instaluar në policinë e shtetit. Duhet të largohet Edi Rama që e ka krijuar këtë gjendje”, tha Spaho.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...