Ish konkurenti ia nxjerr bojën “Për’puthen”, “Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”

Fenomeni “Për’puthen” mbaroi, ndërkohë që audicionet e zhvilluara në rrethe kanë treguar një interesim të jashtëzakonshëm.

Si çdo të premte në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua pikërisht për këtë reality shoë, ku të ftuar ishin edhe disa prej ish-konkurrentëve.

Njëri prej tyre ishte Shkëlqim Bega, i cili teksa fliste për pjesëmarrjen e tij në audicionet për edicionin e radhës së “Për’puthen”, tha se kishte shkuar që të takonte ish-konkurrentët e tjerë.

Shkëlqimi tha se i ka bërë shumë përshtypje se sa shumë njerëz kanë dalë për t’i pritur, kur ata nuk kanë bërë asgjë.

“Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar.

Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Ai shtoi gjithashtu se i ka rënë në sy se njerëzit e arsimuar dhe me punë nuk i intereson se kush je, dhe se kanë ndjekur emisionin.

“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, përfundoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...