E bija humbi jetën në Durrës 5 ditë pas lindjes/ Babai i 29 vjeçares në lot: Ajo sot bënte 29 vjeçe

29-vjeçarja, Ardita Muça, nuk mundi që t’i gëzohej ardhjes në jetë të fëmijës së dytë pasi humbi jetën të hënën më 5 korrik, pesë ditë pas lindjes së djalit në Spitalin e Durrësit. Familjarët akuzojnë mjekët për fatin e saj tragjik.

Ata thonë se autoambulanca mbërriti me vonesë dhe nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë vajzës. Ndërkohë dje, babai i së ndjerës, Eduart Hersi, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria LIVE”, ka treguar se vajza e saj ishte mirë dhe nuk kishte shqetësime.

“Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin”, tha zoti ai.

I prekur e mes lotësh Z.Hersi ka treguar se të nesërmen i ka ndërruar jetë e bija duke bërë përgjegjëse për vdekjen e saj mjeken.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...