Artistët paralajmërojnë protestë në mes të kryeqytetit…

94

Me moton ‘Qeveri, Let Us Dance’, klubet e famshme të natës në Kosovë do të protestojnë më 14 korrik përballë qeverisë, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar pasi qeveria e Kosovës ende nuk i lejon klubet e natës të funksionojnë si kanë bërë para pandemisë së COVID-19.

Anullimi koncerteve apo eventeve ka krijuar një ngërç në industrinë e muzikës dhe duket se durimit të këngëtarëve i ka ardhur fundi.

Mësohet se protesta nis në orën 21:00 dhe pjesë e tij do të jenë emra të njohur të muzikës Taya, Kida, Ledri, Lumi B, Capital T, Dafina Zeqiri dhe të tjerë.