‘Gjasme ‘VIP’, ulu me këmbë në…’/ Ndjekësja e kritikon, Arbana Osmani nuk ia përton aspak me përgjigjen (Foto)

Moderatorja Arbana Osmani është kapur keq me një nga ndjekëset në Instagram.

Së fundmi Arbana po kalon disa ditë pushime në Kretë, me burrin e saj Eduart Grishajn dhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin. Ajo ka ndarë momente gjatë pushimeve me djemtë e saj në rrjete sociale, por jo të gjithë ndjekësit e pëlqejnë këtë fakt.

Me një foto të postuar nga Arbana gjatë pushimeve në Kretë, ndjekësja i komenton duke e kritikuar për mëmësinë. Ajo i tregon moderatores të ulet me këmbë në tokë dhe të bëhet sa më e thjeshtë me njerëzit.

Arbana i kthehet duke i shpjeguar se në fillim është një nënë, e më pas një ‘star’. Ajo ka treguar se është aq e thjeshtë, sa është një shqiptare që nuk kishte shkuar në Kretë.

“Po pse moj Arbana ndonjë Star je ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia?! O zot, uluni o gocë me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se s’ju kushton asgjë.

Pordhët e shqiptarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin, s’ka shqiptar që s’ka shkuar në Kretë, mos bej sikur po na e tregon ti!“, – ka shkruar ndjekësja.

“Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6-vjeçar që kërkonte lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë nënën, jo starin.

Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”,- i përgjigjet Arbana.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja qëndron e hapur ndaj komenteve kritike të ndjekësve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...