29-vjeçarja në Durrës ndërroi jetë duke pirë ujë, 5 ditë pas lindjes. Familjarët e ngrenë gishtin te mjekja, nuk i bëri…

Famijarët e 29-vjeçares Ardita Muça, e cila humbi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte lindur foshnjën, kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

 

Tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut në spital.

 

“Denoncimi është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, është shprehur tezja e 29 vjeçares.

 

I pikëlluar vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është nxirë shtëpia.

 

“Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin”, ka thënë vjehrri i Ardita Muçës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...