Artan Hoxha zbërthen me kode lëvizjet në Policinë e Shtetit

Policia e shtetit njoftoi se drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu firmosi lëvizje në 10 qarqe të vendit duke përjashtuar vetëm Tiranën dhe Gjirokastrën nga “shkundja”.

 

Por më tepër se ristrukturim që pritej në urdhrin e Ardi Veliut vërehet se kemi të bëjmë me të njëjtët emra që lëviznin nga njëri qark në tjetrin me përjashtim të Oltion Bistrit, i cili nga komisariati nr. 2 në Tiranë ngrihet në detyrë duke shkuar drejtor në qarkun e Durrësit.

 

 

Rokada nuk ka lënë shijen që pritej as te gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook shprehet se “furtuna” që pritej nga paralajmërimi që u bë, rezultoi një “fllad” i freskët veror, ndërsa ka edhe një lutje.

 

“Në ditet e të “nxehtit” afrikan, prisnin “furtune”, por fryu vetem nje “fllad” i fresket veror. Kam frike se nga gushti, do bej prape shume “nxehte”…

Zot në qiell, mbaje doren….Për ata, qe marrin vesh nga shahu, ore, a eshte rrokadë, kur mbreti ose mbreteresha nderrojne vendin me torren?! Po keta, që luajne dam 9-sh, ta bejne rrokaden, duke nderruar vendet oficeri me kalin, ose anasjelltas” shkruan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...