“Edhe njëmijë vite jetë po t’i kisha, nuk do gjeja kurrë si ti”/ Reperi shqiptar i bën një super dedikim Eni Koçit me rastin e ditëlindjes

Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen.

 

Bukuroshja bionde mbush sot 25 vjeç dhe një nga urimet më të bukura që ka marrë ka qenë ai i partnerit të saj 15 vite më të madh Genc Prelvukaj.

 

Producenti i njohur i ka dedikuar Enit në Instagram disa fjalë që na kanë emocionuar të gjithëve dhe mund të themi me plot gojën që ishte gjëja më romantike që kemi parë ditën e sotme. Teksa ka ndarë një foto të këngëtares mbi shtrat me lule, ai shkruan:

 

“Urime ditëlindjën dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur.

Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti. Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do të shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.

Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por sërish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...